Armando Broja përballet këtë fundjavë me të kaluarën e tij, me një pjesë shumë të rëndësishme të saj. Sulmuesi i përfaqësues kuqezi luan me Southampton kundër Evertonit, i cili drejtohet nga një ikonë e Chelsea, si Frank Lampard.
Ky i fundit ishte trajneri i parë i skuadrës londineze kur Broja shënoi debutimin e tij në elitën e futbollit anglez në vitin 2020 me fanellën e bluve. Ndaj ai njeh mirë cilësitë e lojtarit, të cilin asokohe e shihte si një emër shumë premtues për të ardhmen e klubit.
Bindje që e ka shprehur edhe në konferencën e sotme për shtyp para duelit: “Jam unë ai që i dhashw debutimin. Ai është një djalë i mbarë, një i ri shumë i talentuar. Ai është i shpejtë, i fortë, ka sy për golin. Ai është një lojtar i ri shumë i mirë, ndaj jam i ndërgjegjshëm për forcën e tij”.