Real Madridi merr frymë lirisht falë mesazhit qetësues të trajnerit të tij, Carlo Ancelotti. I pyetur nga gazetari Sergio Quirante, nëse Benzema do të udhëtojë drejt Parisit, trajneri italian është përgjigjur pozitivisht.

Lajmi del nga Valdebebas, ku Real Madridi u stërvit për herë të fundit këtë pasdite, para ndeshjes së nesërme kundër Villarrealit. Ancelotti, në një gjest afrimi dhe natyraliteti, zbuloi se do ta ketë gati golashënuesin e tij më të mirë për duelin e së martës kundër PSG, në “finale” e parakohshme të Ligës së Kampionëve.

Francezi iu desh të tërhiqej në minutën e 58-të të ndeshjes kundër Elche, më 23 janar. Në fillim u përjashtua diçka serioze, por evolucioni nuk ka shkuar siç pritej. Ai nuk ishte i disponueshëm kundër Granadës, pasi nuk kishte qenë në çerekfinalet e Kupës.

Në referencë të asaj që ndodhi në seancën e sotme, ‘9’ nuk është stërvitur me grupin, gjë që praktikisht e përjashton atë për përballjen e nesërme ndaj Villareal. Të martën, edhe pse jo 100%, Ancelotti do të mund të mbështetet tek ai.