E vetmja nga banoret e Big Brother VIP që nuk mori asnjë emision mbrëmjen e kaluar ishte Monika Lubonja. Në përfundim të spektaklit, Monika dhe Donaldi biseduan me njëri-tjetrin në lidhje se kush do të jetë finalisit.
Veshaj u shpreh se nëse ai do të arrijë në finale, do t’i dhurojë asaj një pjesë nga shuma e fituar, 10 mijë euro, kjo për vetë faktin se të gjithë kanë marrë nga një mundësi pune.
Megjithatë Lubonja e vlerësoi mendimin e Donaldit, duke thënë se do ishte mirë që t’ia dhurojë paratë e fituara gjyshërve të tij.