Grupimi i Sali Berishës jo vetëm që ka kërkuar të regjistrohet në koalicion me LSI-në, por kjo e fundit është edhe partia udhëheqëse e ‘Shtëpisë së Lirisë’.

E thënë ndryshe, tashmë Sali Berishën e drejton Ilir Meta dhe familja e tij.
Koalicioni përbëhet nga tri parti, duke përfshirë edhe demokristianët e Nard Ndokës. Personazhi që arriti të drejtojë edhe ministrinë e Shëndetësisë nën bekimin e qeverisë së Berishës tashmë po i kthen borxhin për të distaën herë shefit politik ‘de facto’.

Mjafton të shohësh këto tre personazhe për të kuptuar se cila është një nga alternativat për një Shqipëri më të mirë. Njeri ‘non-grata’ nga SHBA për korrupsion, tjetri i filmuar me bllok në dorë dhe i treti, njeriu-meme i politikes shqiptare./Javanews