Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 2 viktima nga COVID-19, Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 183 raste të reja të infektuara me këtë virus. Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se sot janë shëruar 713 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 217.507.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë: 20 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 579 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.807.323 doza të vaksinës. Deri më sot 813.099 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 95.935 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 2.787 testime, 183 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 713 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 217.507. Në total numri i rasteve aktive është 4.541.