Mbrëmjen e djeshme spektakli i Big Brother Vip dhuroi sërish emocione të forta. Çasti më kulminant i shfaqjes ishte kur Beniada u shpall finalistja e dytë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri duke u bërë kështu së bashku me Ilirin, pretendentët më të fortë për çmimin e madh. Për banorët e tjerë të shtëpisë u hap një tjetër televotim për të shpallur edhe dy finalistët e mbetur të cilët do të zbulohen Prime-n e ardhshëm.
Sa më tepër i afrohen finales, aq më e fortë bëhet lufta për banorët që të triumfojnë në finale. Menjëherë mbas mbylljes së natës së djeshme, Iliri, Arjola dhe Donaldi kanë nisur diskutimet për Monikën. Iliri jep mendimin e tij duke u shprehur se Monika e do finalen vetëm për prestigj:
“Monika do të donte më shumë të hynte në finale për prestigj në radhë të parë dhe sigurisht për atë që kemi diskutuar, sa i përket anës ekonomike në radhë të dytë sesa thjesht të merrte nga një fitues një 10-tshe se kështu në këtë mënyrë e quan të fituar gjënë.”
Arjola nga ana tjetër u shpreh për Monikën se ajo është tepër krenare. Rikujtojmë se mbrëmjen e djeshme disa banorëve iu rezervuan surpriza nga “Vëllai i Madh.” Donaldi dhe vëllai i tij Romeo do të kenë një emision tyrin i cili do të titullohet “Më lër të flas”, Iliri Shaqiri do të jetë imazhi i Digitalb, Einxhel Shkirës do t’i plotësohet dëshira për të kontribuar në edukimin dhe shkollimin e vajzave dhe grave me ndihmën e fondacionit “Dritan Hoxha” me në krye Sara Hoxhën e ndërsa Monikës, ndryshe nga banorët e tjerë iu dhurua një garderobë plot me fustane.