Mbretëresha Elizabeth, ka anuluar angazhimet e saj virtuale për ditën e sotme pas infektimit me COVID 19, u njoftua nga zyrat mbretëroret.

Buckingham Palace konfirmoi të dielën se Mbretëresha, 95 vjeç, ka rezultuar pozitive dhe po përjetonte simptoma të lehta. Ajo do të vazhdojë me detyra të lehta, tha Buckingham Palace. Angazhimet e mëtejshme gjatë javës së ardhshme do të vendosen në një moment të dytë. Mbretëresha nuk kishte asnjë angazhim publik në ditar këtë javë, përveç disa takimeve të planifikuara me video.

Djali dhe trashëgimtari i madh i Mbretëreshës, Princi i Uellsit, 73 vjeç, rezultoi pozitiv në 10 shkurt, dy ditë pasi dyshja ishin takuar me njëri-tjetrin. Një numër njerëzish kanë rezultuar pozitivë edhe në Kështjellën Windsor ku jeton Mbretëresha, kuptohet.

Mbretëresha, e cila në prill do të bëjë 96-vjeç, bëri vaksinën e saj të parë në janar 2021 dhe besohet se i kishte bërë të gjitha vaksinat pas kësaj.