Pak kohë më parë Fifi bëri publike lidhjen me Adis Patushin dhe një status i Granitit mori të gjithë vëmendjen. “Kush është fallco ose real, tani duket shumë qartë”, shkroi ai në Instastory. Statusi në fjalë u duk si një reagim për lidhjen e Fifit, por sa e vërtetë është kjo?


Graniti ka qenë i pranishëm në festën e Top Channel ku i ka hedhur poshtë këto aludime. Ai ka folur për mikrofonin e emisionit “Ftesë në 5” dhe ka thënë se ai dhe Fifi janë miq, madje e ka uruar publikisht për lidhjen me Adisin.

“Patjetër që jemi miq, e kemi deklaruar këtë. Që nga java e dytë e kemi cek se do të ngelemi shokë. Është dramatizuar pak, por jemi shokë të mirë. Jam gëzuar shumë, më ka gëzuar fakti se ka bërë lidhje të re dhe shyqyr që e ka një njeri në krah. Urime Fifi, ishalla jetë të gjatë, të trashëgoheni”, është shprehur Graniti.