Ndarja nga jeta e shkrimtarit Luan Starova ka shkaktuar pikëllim dhe dhimbje te familjarët dhe miqtë. E bija e shkrimtarit, Blerina Starova Zllatku ka përlotur me postimin e saj, dhimbja e të cilës nuk përshkruhet me fjalë.

“Na le pa fjalë dhe me kujtime të paharrueshme babi. Me dhimbje të madhe ju njoftojmë se sot ndërroi jetë gjyshi, bashkëshorti dhe babai ynë Luan Starova. Varrimi do të jetë nesër më 25. 02.2022 në varrezat në Butel, ndërsa falja në Xhaminë e Çairit në Namazin e Xhumase “, shkruan e bija.