Gjermania po përgatitet t’i japë fund kufizimeve të Covid-19, sipas ministrit të Drejtësisë, Marco Buschmann në një intervistë për gazetën ”Rheinische Post”.
”Mendoj se në mars kufizimet do të hiqen”, deklaroi ai.
”Kjo do të varet vetëm nëse numri i rasteve bie duke filluar që nga mesi i shkurtit”, tha Buschmann.
”Megjithatë, masat mund të ndryshojnë nëse shfaqen variante të reja të koronavirusit’’, theksoi ai.
Në Gjermani, vendosja e kufizimeve gjatë pandemisë i takonte secilit prej 16 landeve të vendit, megjithëse qeveria federale ka qenë në bashkëpunim me kryeministrat e landeve për të koordinuar politikën e shëndetit publik.
Kancelari Olaf Scholz pritet të takohet me liderët rajonalë më 16 shkurt.