Partia Socialiste ka zgjedhur të kandidojë për zgjedhjet e pjesshme lokale në Lushnjë, Eriselda Sefën, e cila mban dhe postin e kryetares aktuale në këtë bashki.
Aktualisht Sefa është kryetare e komanduar e bashkisë së Lushnjës pas arrestimit të ish-kryetarit Fatos Tushe.
Emri i fundit nga lista e kandidatëve të PS për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, ishte paralajmëruar të deklarohej sot, pasi të premten u publikuan emrat e 5 kandidatëve të tjerë.
Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, njëherazi drejtues politik i qarkut të Fierit deklaroi më 28 janar se kishte disa propozime, mes tyre dhe Eriselda Sefa, por që do i nënshtroheshin një procesi konsultativ dhe do te shpallej pikerisht sot, me 1 shkurt!