Ermal Mamaqi duket se nuk i ka thënë fjalët e fundit për zhurmën që u krijua ditën e djeshme në “Big Brother VIP”.

Ai ka postuar sërish një videon në llogarinë e tij të Instagramit, ku nuk kanë munguar as batutat teksa i përgjigjet videos së Salsanos.

Ai shprehet se fajin e ka Bora, por më shumë Salsano, pasi sipas tij, ai është strumbullari i gjithë të zezave që ndodhin në planet.

“Ej miq! Besoj se nga gjithë kjo zallamahi që është krijuar e kuptuat se sezoni i dytë i serialit H.O.T është shumë i nxehtë tani dhe po fillon. Ftoj gjithë bizneset që duan të marrin pjesë në këtë serial që duket se ka filluar të bëjë zhurmë para se të fillojë, që të më kontaktojnë. Dhe mos harroni në fund të të gjithave fajin e ka Bora, por më shumë Salsano. Ai është strumbullari i gjithë të zezave që ndodhin në planet“, u shpreh Ermali në video.

Kujtojmë se batutat e Salsano Rrapit dhe qeshjet e banorëve të tjerë në momentin që u përmend emri i Bora Zemanit gjatë darkës në “BBV” duket se e mërzitën Beatrix aq sa ajo vendosi të mos ishte e pranishme mbrëmë në emision.

Kështu, ajo refuzoi edhe darkën që do të hante brenda shtëpisë me Donaldin e banorët e tjerë.

I gjendur mes këtyre komenteve edhe Salsano Rrapi ka reaguar me një video, ku ironizon situatën duke iu drejtuar Ermalit me kërkesën që të bëjnë një film.

Sipas Salsanos, Ermali duhet të jetë një kanibal që do të hajë Salsanon dhe të gjithë shqipëtarët do të jenë rehat, ndërsa ata të dy pas filmit do të pinë një kafe.