Dashi: Në dashuri, nëse një histori nuk funksionon, mos u përpiqni që të detyroni të tjerët që të vazhdojnë romancën me ju. Në punë, është periudhë e rëndësishme, ndaj vlerësoni projektet për të ardhmen.
Demi: Nëse po përjetoni një romancë me Akrepin dhe Ujorin, shmangni komplikimet. Mos e teproni në punë dhe përpiquni të kuptoni se cilat janë nevojat tuaja reale.
Binjakët: Në dashuri, emocionet vijnë duke filluar nga fundjava e ardhshme. Në punë, qëndroni larg polemikave edhe nëse duhet të pranoni gjërat që nuk ju pëlqejnë.
Gaforrja: Në dashuri, fundjavën e ardhshme mund të keni disa takime të reja. Në punë, jeni mjaft të inatosur pasi ju është dashur të pranoni shumë kompromise.
Luani: Në dashuri jeni pak nervoz, ndaj përpiquni të mos ushqeni diskutime të kota. Në punë, nëse jeni në pritje të përgjigjeve, ato nuk do të vonojnë.
Virgjeresha: Nëse jeni beqarë në dashuri do të keni mundësi të bëni takime të reja, të këndshme. Në punë, edhe nëse ka përplasje me kolegët nuk do të jetë dicka për tu shqetësuar.
Peshorja: Sot jeni të shpërqendruar në lidhje me romancën me partnerin, ndoshta keni prioritete të tjera. Në punë, mund të ketë lajme të reja, por kushtojini vëmendje disa shqetësimeve të vogla.
Akrepi: Në dashuri, nëse jeni në humor të mirë, nuk do të mungojnë emocionet. Në punë, aspekti i mirë i Saturnit ndihmon projektet e reja.
Shigjetari: Në dashuri, ka ardhur koha për të bërë zgjedhje të rëndësishme. Ndërsa në punë, së shpejti do të ketë mundësi të çmuara për të ardhmen.
Bricjapi: Në dashuri, nëse duhet t’i thoni diçka partnerit, bëjeni bisedën para datës 11. Megjithatë, në punë mos i nënvlerësoni lajmet edhe nëse do t’ju bëjnë të rishikoni disa plane.
Ujori: Në dashuri, duhet të prisni edhe pak kohë për të përjetuar emocione ndryshe. Nga ana tjetër në punë do ketë të reja të cilave duhet t’i jepni rëndësi.
Peshqit: Në dashuri këto janë ditë paksa të diskutueshme, mos i trazoni gjërat pa pasur nevojë. Në punë, nëse jeni i ri, mos humbisni kohë, mund të keni disa ide të reja për të realizuar atë që dëshironi.