Një nga momentet që mori një vëmendje të madhe gjatë Big Brother ishte kur Fifi humbi ndjenjat gjatë transmetimit live. Në “Post Big Brother VIP” u shfaqën sërish këto pamje dhe këngëtarja refuzoi t’i komentonte dhe vendosi të largohet nga studio.

Nëpërmjet një postimi në Instagram Fifi ka treguar dhe arsyen e këtij veprimi duke sqaruar fansat pse la studion.

“Sqarim për të gjithë që flisni kot. Nuk dola nga studio pse nuk e përballova debatin. Dola nga studio se për herë të parë e pashë videon me xhirim të ngadalësuar kur më ka rënë të fikët. Gjë të cilën kam refuzuar me e pa prej kur kam dal dhe nuk po merresha me të. Sa i përket a e përballoj a jo…për debat krejt n’kuk i mbaj as problem se kam…por nuk ia vlen më shumë se aq me ju dhënë vëmendje njerëzve që t’i përmendin të mirat që i bëjnë”, shkruan Fifi duke shtuar se ajo video do ishte mirë të mos transmetohej.

Këngëtarja ka marrë dhe mbështetjen e partnerit, Adis Patushi i cili ka publikuar një foto me të duke shkruar: “Sado e fortë të jetë era, malet kurrë nuk do tunden”.