Fiorentin ka arritur të marrë rezultat pozitive, teksa ka mposhtur Atalantën në ndeshjen e javës së 25-të të Seria A.

Golin e vetëm të sfidës e ka shënuar Piatek në minutën e 56, duke mjaftuar për të rrëmbyer 3 pikë shumë të rëndësishme në garën për një vend në Champions League sezonin e ardhshëm.

Me këtë fitore skuadra vjollcë ndodhet në vendin e 7-të me 42 pikë, vetëm 5 pikë larg vendit të 4-të që aktualisht mbahet nga Juventus.

Nga krahu tjetër Atalanta e Gjimshitit ndodhet në vendin e 5-të 3 pikë larg zonës Champions.