Moderatorja e njohur e “Top Channel” Fjoralba Ponari ka humbur nënën e saj.
Ky lajm është bërë me dije nga disa burime pranë “Top Channel”, edhe pse prezantuesja e “Portokalli”-së nuk ka bërë ende asnjë reagim.
Sponsored by Revcontent
Four Easy Tips to Keep Your Kids Safe Online
Verizon
E ëma e Fjoralbës, është ndarë nga jeta para kohe në moshën 54-vjeçare, ndërkohë që arsyeja është akoma e paditur.
Është njoftuar se ceremonia mortore do mbahet ditën e sotme.
I shprehim ngushëllimet tona Fjoralbës!
Rikujtojmë se Fjoralba është një personazh shumë i dashur për publikun shqiptar. Ajo gjithmonë ka krijuar interaktivitet me ndjekësit dhe fansat e saj, ku ka folur për probleme të ndryshme dhe sfida që është përballur.
Fjoralba ka treguar se në periudha të ndryshme ka vuajtur nga problemet të shëndetit mendor, si ankthi apo depresioni.
“Po, nga te gjitha edhe pse ne periudha te ndryshme te jetes! Eshte me shume rendesi te kesh mbeshtetjen si bashkeudhetare, te njerezve te tu me te rendesishem ne luften me secilen prej atyre qe ke permendur. Nese nuk ke besim te njerezit qe ke afer, kerko ndihme te nje profesionist, me besooo eshte shume e rendesishme te ndash ate qe po kalon me dike tjeter, cfaredo qofte ajo qe po ndjen”, ka shkruar ajo.