Së fundmi Beniada ka bërë një deklaratë për këngëtarin, Ardit Çuni.
Teksa ishte e ftuar në “E diell”, ajo u shpreh se midis saj dhe Arditit nuk ekziston asgjë dhe shtoi se nuk ka shans që ata të lidhen.
Modelja tha se midis tyre ka vetëm miqësi, madje u shpreh se këngëtari fle akoma me biberon.
“Arditi më duket sikur po fle akoma me biberon në gojë, sepse nuk kemi pasur asnjë herë asnjë gjë. As ai nuk ka pasur ndonjë pëlqim ndaj meje dhe as unë nuk kam interes për të. Është një shok shumë i mirë por nuk ka shans që ne të dy të lidhemi.”, është përgjigjur Beniada.
Arditit nga ana tjetër e ka mbajtur shakanë e modeles duke postuar një foto në “Instastory” ku shkruan:
“Ku është biberoni?“
Postimi është shpërndarë edhe nga Beniada e cila shkruan me humor:
“Do të rraf”.
Marrëdhënia e Beniadës dhe Arditit ka qenë aq e afërt brenda “Big Brother VIP Albania” sa njerëzit mendonin se mund të kishte diçka mes tyre. Ishte Beniada ajo që u tërhoq duke thënë se Arditin e ka vetëm shok.
Megjithatë, këngëtari ka folur shpesh për Beniadën në dalje të ndryshme televizive dhe madje është shprehur se po pret që ajo të dalë dhe të vijojnë njohjen e ku i dihet mund të lind edhe ndonjë gjë mes tyre.