Debati i djeshëm midis Donald dhe Einxhel është përfolur shumë si brenda shtëpisë, ashtu edhe jashtë saj.

Einxhel ka treguar versionin e saj të historisë referuar marrëdhënies që ajo pati me Donaldin dhe vëllain e tij Romeo gjatë një bashkëpunimi të tyre televiziv.

Ajo akuzoi vëllezërit se nuk e paguan, ndërkohë që sipas saj, ata ishin jo korrektë në oraret e punës, duke e lënë atë të priste me orë të tëra për xhirimet.

Mirëpo ajo që tërhoqi më shumë vëmendje është fakti se moderatorja tha që ishte aksidentuar me makinë në ditën e xhirimeve dhe Donaldi me Romeon as nuk u interesuan për të.

Dyshja përmendi edhe persona të tretë, duke thënë se kishte dhë dëshmitarë nga jashtë.

Një ndër to, ishte edhe mikja e Einxhel, e cila ka postuar në “Instagram”-in e saj një deklaratë lidhur me të gjithë situatën.

“Personi me të cilin ti ke bërë aksident atë ditë kam qenë unë, isha duke të cuar me makinën time në xhirime. E njoh mirë historinë dhe e di që po tregon të vërtetën. Me kujtohet që u ndjeva në faj dhe më është dukur sikur e gjitha ndodhi prej aksidentit që pësove me mua. Nuk është e nevojshme t’i vërtetosh askujt asgjë, as për jetën tënde personale dhe as atë profesionale. Ne atë lojë ke treguar vlera dhe forcë të madhe.”- shkruan ajo në postim, të cilën faqja zyrtare e Einxhel e ka ripostuar.