Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri zhvilloi një takim në Ministrinë e Jashtme Federale të Gjermanisë, me Susanne Schütz, Drejtoreshë për Europën Juglindore, Turqinë, OSBE-në dhe Këshillin e Evropës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjiknuri nënvizon se , thellimi i bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve dhe forcimi i institucioneve të reja të drejtësisë ishin në qendër të diskutimit të frytshëm me ambasadoren Schütz.
“Në Ministrinë e Jashtme Federale ku pata kënaqësinë të bashkëbisedoj me ambasadoren Susanne Schütz, një mike e Shqipërisë e cila aktualisht mban detyrën e Drejtoreshës për Europën Juglindore, Turqinë, OSBE dhe Këshillin e Evropës në qendrën e diplomacisë gjermane. Procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe mbështetja e fortë e Gjermanisë, thellimi i bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve, forcimi i institucioneve të reja të drejtësisë, lufta ndaj korrupsionit dhe proceset e pritshme të reformave ishin në qendër të diskutimit të frytshëm me ambasadoren Schütz”, deklaroi Gjiknuri.