Cristiano Ronaldo është bërë personi i parë që ka arritur 400 milion ndjekës në Instagram.

Ndjekësit e superyllit të Manchester United janë rritur me gati dyfish që nga shtatori 2021, kur ai kishte 237 milion. Pavarësisht se ka ndjekur vetëm 500 persona, Ronaldo ka mesatarisht 10 milion pëlqime për secilin prej postimeve të tij.

E famshmja Kylie Jenner është e dyta në listën e njerëzve më të ndjekur në Instagram me 308 milionë. Dhe ajo ndiqet nga afër nga rivali prej kohësh i Ronaldos, Lionel Messi, i cili ka 306 milion.