Duke filluar nga 28 shkurti personat që janë vaksinuar kundër Covid nuk do të mbajnë më maska në ambientet e brendshme. Por maskat do të mbetën të detyrueshme në transportin publik dhe në ambientet e mbyllura, për personat që nuk janë vaksinuar kundër covid.
Rregullat do të zbatohen për hapësirat publike si bare dhe restorante, sporte dhe aktivitete të kohës së lirë. Rikujtojmë se Franca ka hequr detyrimin për të mbajtur maskën në ambientet e jashtme që nga 2 shkurti. Ndryshimi i rregullave të premten gjithashtu zvogëlon nga tre në një numrin e testeve që njerëzit duhet të bëjnë nëse bien në kontakt me një të infektuar me Covid.
Me afrimin e zgjedhjeve në prill dhe rritjes së pakënaqësisë së popullit për kufizimet e Covid, qeveria e Emmanuel Macron ka premtuar se do lehtësojë masat brenda javësh nëse rastet vazhdojnë të shënojnë rënie.