Gjykata Kushtetuese është mbledhur sot për të vendosur ose jo shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Presidenti i Republikës refuzoi të jetë i pranishëm në seancë dhe përfaqësohet nga avokatët Kaltrina Treska dhe Bledar Dervishaj.

Në qershor të vitit te kaluar, 104 deputetë votuan pro shkarkimit të Presidentit Meta. Mazhoranca socialiste e fajëson atë për deklarata publike para dhe gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare, të cilat sipas socialisteve kanë shkelur Kushtetutën.

Sot në Top Talk për të diskutuar mbi këtë ngjarje ishte analisti Frrok Çupi, i cili e cilësoi këtë që po ndodh si një ngjarje të madhe.

“ Kjo që po ndodh me presidentin është një ngjarje e madhe ,që ka ndodhur se presidenti është shkarkuar. Ne jemi tani në prag të lindjes së një gjëje tjetër, liderët shqiptarë nuk kanë menduar për ditën e fundit dhe për Ilir Metën është kjo , për Sali Berishën ishte përballja me vete , me non gratën. Ilir Meta ka prodhuar disa të vërteta duke qenë në post , dhe kur i shikon i duken si të këqija, GJK është një përballje e madhe për të, një strapacim i madh për të. Vitore Tushën dhe Përparim Kalon dikur i ka mbështetur, kurse sot i konteston. Ne sot po vazhdojmë të ballafaqohemi me të shkuarën dhe e shkuara është mbajta e pushtetit me çdo mjet. Dhe ky është presidenti që thërret historinë për tu mbajt mbajt mbi degët e pushtetit. Ai tani grindet me veten , me të tjerët”, tha Çupi në Top Talk.

Ndër të tjera Çupi e cilësoi Presidentin por dhe ish-kryeministrin Berisha si gjuetarë të vjetër të politikës shqiptare.

“Politika është kthyer atje ku nisi, atje ku filloi gjuetia, në fillesat e politikës në vitet 92-93’ , Shqipëria e nisi me dy gjuetarë , dhe dy gjuetarët herë njëri , herë tjetri u fshehën, po më së shumti u fsheh Meta dhe gjatë gjithë kohës e kanë gjuajtur politikën e kanë viktimizuar , i kanë shtuar bagëtitë në pyll, i kanë vrarë. Po kanë qenë gjatë gjithë kohës bashkë . Kanë qenë gjuetarë në të njëjtin pyll, së pari kanë gjuajtur Fatos Nanon, e kanë çuar vendin në një pikë shumë delikate . Ilir Meta e ka më të dukshëm krimin, korrupsionin se është më infantil. Berisha është më i thellë dhe korrupsionin e ka shumë thellë në tokë “, tha ai.