Pas akuzave ne disa media ndaj Fondit Shqiptar te Zhvillimit per konflikt interesi ne nje tender, kjo e fundit ka reaguar me nje deklarate per publikun duke sqaruar hapat qe jane ndjekur ne kete proces. FSHZH i ka cilesuar akuzat si fushate perbaltje.
Deklarata e plote:
Nisur nga fushata e përbaltjes së ditëve të fundit ndaj FSHZH dhe meje si Drejtues i saj, dua të përcjell qëndrimin tim për opinion publik si vijon: 1. Në mënyrë të vazhdueshme prej politikes së vjetër dhe përfaqësuese të kulturës së baltës sulmohen institucionet dhe drejtuesit për punën dhe rezultatet e tyre. Në këto sulme nuklihet mënjanë edhe FSHZH, që është një prej organizatave më të suksesshme në gjithëkëto vite, ne funksion të zhvillimit rajonal dhe vendor dhe së fundmi dhe ne procesin e Rindërtimit;
2. Turizimi është një prej sektorëve më të rëndësishëm të ekonomisë së vendit tonë dhe me një potencial ende të pa shfrytëzuar, sidomos në zonat me potencial natyror dhe kulturor. Nga studimet e kryera rezulton se kategoritë kryesore të shpenzimeve që bëjnë turistët janë për (i) Transport, (ii) Akomodim dhe (iii) Ushqim e pije, ku shpenzimet për ushqim e pije zënë gati 30% të shpenzimeve totale, gati njësoj me akomodimin dhe dicka më pak se transporti. Në vlerë financiare kjo shifër, për gjithë numrin e turistëve vendas dhe të huaj përgjatë kohës së qëndrimit, llogaritet në një të ardhur prej rreth 1miliard Euro ne vit. 3. Një përmirësim i ketij produkti turistik do rezultonte me një rritje dhjetra milionë Euro nëtë ardhurat për këtë sektor dhe për për këtë arsye FSHZH përfshiu në programin e zhvillimit te “100 Fshatrave” ndërhyrjen për krijimin e produktit autentik ushqimor lokal dhe menunë e 100 fshatrave, që në mënyrë të përmbledhur konsistonte në këto 10 komponentë:
Komponenti i parë është analiza e traditës së historisë së gatimit në të gjitha zonat që
përfshihen 100 fshatrat në te gjithë Shqipërinë, përfshirë identifikimi i të gjithë bujtinave
dhe restoranteve aktuale në këto 100 fshatra dhe menutë e ofruara prej tyre, identifikimin
e trendeve të reja ushqimore bazuar në vlerat ushqyese dhe ingridientët autoktone të cdo
zone etj;
Komponenti i dytë është hartimi i menusë për ushqimin, pijet dhe ëmbëlsirat per te treja
vaktet ditore per sezone të ndryshme dhe në të gjitha krahinat ku shtrihen 100 fshatrat e
Shqipërise. Hartimi i menusë përfshin nga emërtimi i elementëve, historia që duhet të
T: +355 4 2235 597/8 T/F: +355 4 2234 885 E: [email protected] A: Rruga “Sami Frasheri”, Nr 10 Tirane – Albania tregohet për secilin prej tyre, ingridientet dhe recepturat e tyre, analiza e kostos për cdo element dhe përshkrimi i procedurës së përgatitjes/gatimit së bashku me video treguese për çdo element.
Komponenti i tretë është përgatitja e një dokumentari promocional për rrugëtimin dhe
përgatitjen e kësaj menuje, që duhet të transmetohet ne kanalet dhe rrjetet sociale të
ndryshme, duke krijuar nje bazë të mirë promocionale për këtë produkt turistik në këto
zona
Komponenti i katërt është botimi i menusë së 100 fshatrave dhe përgatitja e materialave
dixhitale të mësipërme në formate të lehtë për t’u shpërndarë dhe aksesuar;
Komponenti i pestë është konsulenca për përgatitjen e dokumentacionit dhe rregjistrimi i
menusë si markë autentike e rregjistruar si edhe mënyrën dhe marrdhëniet që mund të
krijohen për dhënien e kësaj marke dhe ketij emri në përdorim nga ofruesit e ndryshëm të
shërbimeve në zonën e 100 fshatrave;
Komponenti i gjashtë është ngritja e kapaciteteve dhe trajnimi i të gjithë shefave/stafit të bujtinave dhe restoranteve, disa nivele trajnimi dhe interesi për t’i prezantuar me menunë, mënyrën e përdorimit etj;
Komponenti i shtatë është ngritja e një platforme online qe do të shërbejë për publikimin
dhe ngritjen e rrjeti të profesionistëve të këtyre zonave për të marrë informacion dhe për
të komunikuar dhe ndarë eksperiencat në një komunitet profesional;
Komponenti i tetë është nje program televiziv promocional për ofruesit e sherbimeve ne
keto zona dhe stafet e tyre, tip konkursi të shefave, që do bazohet gjate procesit të
trajnimeve dhe ngritjen e kapaciteteve
Komponenti i nëntë është organizimi i disa eventeve të hapura publike promocionale në
formën e panaireve të ushqimit ku shefat e kuzhines ofrojne produkte ushqimore qe jane
pjese e menusë së 100 Fshatrave.
Komponenti i dhjetë është ngritja e një sistemi të monitorimit dhe kontrollit të cilësisë
dhe trajnimit të vazhdueshëm të produkteve dhe stafit nëpër zona. Kohëzgjatja e kësaj konsulence do të jetë për 3 vite, ndërsa më poshtë pasqyrohen Termat e
Referencës për këtë shërbim konsulence dhe procedura e ndjekur. Procedura e prokurimit ka qënë me dy faza.
1. Faza e parë ka qenë për përzgjedhjen e nje liste të shkurtër te kompanive pjesmarrëse ku në fund të kësaj faze kanë rezultuar dy pjesmarrës, të cilet janë kualifikuar që të dy nga komisioni i vlerësimit; Për sa i përket aludimeve të ndryshimit të kritereve, sqarojmë se ky ndryshim është bërë me kërkesë të Agjencisë së Prokurimit Publik (APP) dhe konsistojnë në uljen e kërkesës për kapacitetin teknik dhe rrjedhimisht rritjen e aksesit në pjesëmarrjen e operatorëve ekonomik. Ndryshimi është bërë 5 ditë pas publikimit dhe duke lejuar një periudhë 3 javore deri në hapjen e ofertave.
2. Faza e dytë ka qenë paraqitja e ofertave teknike dhe financiare, ku në bazë të ligjit kriteri teknik vlerësohet me 80% të peshës dhe kriteri financiar me 20% të peshës;
T: +355 4 2235 597/8 T/F: +355 4 2234 885 E: [email protected] A: Rruga “Sami Frasheri”, Nr 10 Tirane – Albania Në fund të fazës së dytë është bërë vlerësimi i kombinuar pas hapjes së ofertës financiare dhe renditja e tyre. Kompania që rezultoi e dyta paraqiti një ankesë për vlerësim, e cila nuk ishte në formën dhe në mënyrën e kërkuar nga ligji. Nga ana e FSHZH-së iu bë me dije kjo gjë kompanisë dhe iu kërkua që t’a plotësonte dhe riparaqiste kërkesën në formën dhe mënyrën e kërkuar ligjore duke i lejuar kohen e mjaftueshme dhe te parashikuar nga legjislacioni. Bashkimi i operatoreve ekonomik i
renditur i dyti, ka riparaqitur ankesën në FSHZH dhe pranë Komisonit të Prokurimit Publik.
Aktualisht procedura e prokurimit është në proces dhe e papërfunduar, pra ende nuk ka një
kontratë të lidhur sipas ligjit. Për këto arsye zhurma që është duke u bërë ne media praktikishtështë një ushtrim i hapur presioni për të influencuar në procedurën e prokurimit dhe në vendimarrje gjë e cila bie në kundërshtim edhe me përcaktimet ligjore për personat apo institucionet që ndikojnë në vendimmarrje. Cdo subjekt (individ/person fizik/juridik, etj) i interesuar për faktet dhe të vërtetën mund të akesojë lehtësisht faqen zyrtare të APP-së dhe të konfirmojë këto të dhëna.
Lidhur me çështjen e konflikit të interesit tashmë që kam ardhur në dijeni nga mediat që kanë filluar hetimet për këtë cështje nga organet komptente sqaroj se në këtë pikë tashmë janë keto organe që do të shqyrtojnë dhe vlerësojnë këtë cështje dhe nuk ka më vend për sqarime mediatike. Në përfundim i shoh në sy me kurajo të gjithë ata që shpifën dhe që i përcollën ato dhe ju them se shpifjet e tyre vetëm më shtojnë bindjen dhe më japin forcëpër të ecur përpara në rrugën për zhvillimin e vendit tonë. Me konsideratë, Dritan AGOLLI. DREJTUES I FONDIT SHQIPTAR TË ZHVILLIMIT