Gazetari i BBC-së, Clive Myrie, nuk i ka mbajtur dot lotët teksa u lidh live për raportimin e orës 10 nga qyteti i Kievit.

Myrie po raportonte drejtpërdrejt për pushtimin e Ukrainës për BBC Neës përpara Manastirit të Kupolës së Artë të St. Michael, ndërsa sirenat u ndezën rreth tij.

Ai u tha shikuesve se po zhvilloheshin ‘luftime të ashpra’ dhe tha se Rusia kishte sulmuar Ukrainën ‘nga toka, deti dhe ajri’ në një ditë brutale dhune dhe gjakderdhjeje ndërsa pushtimi filloi dje.

Më pas, teksa prezantoi korrespondenten ndërkombëtare të BBC Neës Orla Gueri, një lot i rridhte dukshëm në fytyrën e tij. Dhjetra shkruan në rrjetet sociale për të ndarë tronditjen e tyre në vendin e ngjarjes.

Një person shkroi: ‘E jashtëzakonshme! Clive Myrie prezanton @BBCNeës në 10 nga Kievi me një lot që i pikon në faqe.’