Pas ndeshjes Inter-Milan 1-2, fituesi i derbit të Madoninës, Olivier Giroud foli për “CBS Sports”. Francezi, autori i dy golave kuqezi, analizoi kthesën e të tijve, pasi Interi dukej se mund ta kontrollonte lehtësisht ndeshjen:

“Nuk më pëlqen të them se unë jam heroi i derbit. Është e qartë se një sulmues është në fushë për të shënuar gola. Unë kam qenë gjithashtu pak me fat, në vendin e duhur dhe kohën e duhur gjatë golit të parë. Në të dytin kam bërë diçka që më pëlqen ta bëj.

Calabria më dha një pasim të mirë. Ne u kthyem në lojë pas një pjese të parë të vështirë. Interi nuk e mbylli ndeshjen dhe ne treguam një shpirt të madh ekipor, duke e përmbysur disavantazhin. Jam krenar për këtë ekip”.