Beatrix Ramosaj u rikthye mbrëmë në studion e “Big Brother VIP”, pas shumë aludimesh se do ta “braktiste” përsëri partnerin e saj Donald Veshaj, pas mbrëmjes së Shën Valentinit.
Madje, për të “shlyer” gabimin që mungoi, ajo u fut në shtëpi për të surprizuar Donaldin dhe performoi për të një nga këngët e preferuara të çiftit.
Trixa u shfaq e veshur me një body ngjyrë metalike nga “Rick Ownes”.
Kostumi i Beatrix kap vlerën e 2 mijë 480 eurove sipas faqes në Instagram “Mes për Mes”, ndërsa e kompletoi atë me taka të larta dhe vathë me ngjyrë të ngjashme.