Gjermania po dërgon avionë luftarakë ‘Tornado’ dhe një avion patrullimi detar në një mision zbulimi në zonën e Detit Baltik, ka thënë misioni i Gjermanisë në NATO.
Një zëdhënëse e ministrisë së mbrojtjes në Berlin tha se ajo nuk mund të jepte menjëherë ndonjë detaj për shkak të shqetësimeve të sigurisë operacionale, raporton agjencia e lajmeve Reuters.
Më herët gjatë ditës, marina gjermane dërgoi gjashtë anije luftarake shtesë, katër prej tyre në Detin Baltik.