Gjermania është zotuar se do të pranojë të gjithë refugjatët ukrainas që ikin nga vendi i tyre për shkak të pushtimit rus.
“Ne do të pranojmë të gjithë ukrainasit që ikin,” tha Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock në një konferencë të përbashkët shtypi me homologen e saj sllovene Anze Logar këtë të hënë.
Baerbock premtoi gjithashtu më shumë ndihmë humanitare për Ukrainën.
“Ne po ndihmojmë njerëzit që ikin nga Ukraina. Ne jemi duke qëndruar në kufij për të sjellë ndihmë për njerëzit dhe për të sjellë njerëzit në të gjitha vendet evropiane”, shtoi ministrja.
Përpara Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork këtë javë, Baerbock tha se Putin ka sjellë vuajtje të jashtëzakonshme në Ukraninë, ndërsa kjo e fundit nuk është vetëm.
“Sot është dita e pestë e luftës së Putinit kundër Ukrainës dhe njerëzve të pafajshëm në Ukrainë. Ai ka sjellë vuajtje të jashtëzakonshme në Ukrainë. Qindra mijëra po ikin, miliona kanë frikë për jetën dhe të ardhmen e tyre. Sado mizore që janë këto foto, ato na bëjnë më të vendosur! Ukraina nuk është e vetme, Evropa, Unioni Perëndimor i Vlerave qëndron fort në anën e ukrainasve të guximshëm”, tha Baerbock.