Të paktën gjysma e kompanive në Gjermani planifikojnë të rrisin çmimet, sipas një sondazhi të kryer nga instituti IFO.
“Kostot e rritjes të energjisë kompanitë po ua kalojnë produkteve, mallrave dhe klientëve të tyre”, deklaroi shefi i IFO-s, Timo Wollmershauser.
Institucioni me qendër në Mynih parashikon një inflacion në 4% këtë vit, pasi rishikoi vlerësimin e tij të dhjetorit, me 3,3%.
Mesatarisht, 46% e kompanive gjermane duan të rrisin çmimet e tyre, zbuloi një sondazh i IFO-s për disa mijëra kompani.
Wollmershauser theksoi se trendi ishte veçanërisht i fortë në shitjen me shumicë, ku 60,3% e kompanive po planifikonin një rritje çmimi, e ndjekur nga shitja me pakicë me 57,7%.
Në sektorin e shërbimeve, indeksi arriti një nivel të ri prej 41,9%, ndërsa për ndërtimin, shifra ishte në kuotën 41,5%.