Drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka firmosur ditën e sotme ndryshime të tjera në rang drejtuesish në Policinë e Shtetit.
Oltion Bistri është emëruar drejtor i Drejtorisë së Operacionale te Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Tiranës.
Ndërkohë konfirmohet se Bistri zëvendëson në këtë post Bujar Ahmetin i cili është transferuar në krye të Drejtorisë për Mbrojtjen e Dëshmitarëve.
Bistri ka mbajtur një sërë postesh në qarqe të ndryshme të vendit duke nisur nga Tirana ku ka qenë shef në Komisariatin numër 2 më pas drejtor në Durrës dhe së fundmi në Lezhë.
Me ardhjen në këtë detyrë Gledis Nano ka bërë mjaft ndryshime.