Me shishe qelqi, lecka dhe benzinë, gratë në Dnipro, që qytet ende i pasulmuar nga rusët po krijojnë molotov për t’u mbrojtur.

Këto janë armët e vetme që kanë për të mbrojtur familjen dhe shtëpitë e tyre, nëse një sulm do të godasë qytetin e tyre.

Asnjë prej grave në foto nuk e kishte menduar ndonjëherë se tani…në 2022 ato do të krijonin molotv për t’u mbrojtur. Po “hija” e luftës tashmë ka rënë mbi Ukrainë.

Megjithëse siç thanë situata është “shumë e frikshme”, duan të jenë gati për çdo gjë!

Dniporo nuk është sulmuar ende, por pasojat e luftë po i ndjen “mbi kurriz”. Spitali ushtarak ka 400 shtretër dhe ata janë plot me ushtarë të plagosur nga e gjithë Ukraina lindore.