Per te 11 herë brenda dy muajve te fundit Greqia regjistron numër treshifror vdekjesh nga koronavirusi.
Me 119 persona qe kane humbur jetën ne 24 orët e fundit, 12 prej te cilëve te moshes nga 40-69 vjeç, numri i viktimave prej fillimit te pandemisë ne vend ka shkuar ne 23500.
Ndërkohe vazhdon te mbetet i larte, por konstant rreth 20000, numri i rasteve ditore te infektimeve, ndërsa po ulet numri i te intubuarve qe tashme llogarit ne 576 paciente. Edhe shtrimet ne spitale kane filluar te shënojnë një rënie prej 18%.
Pikërisht te nisur nga këto te dhëna autoritetet shëndetësore greke, pavarësisht numrit te larte te viktimave, kane lehtësuar prej fillimit te kësaj jave disa prej masave kufizuese si lejimi i muzikës ne restorante e bare, apo edhe zgjatja e orarit te funksionimit te tyre.
Ndërkohe sic ka paralajmëruar zedhenesi i qeverise te pavaksinuar do te konsiderohen ata persona qe nuk kane kryer dozen e trete te vaksinimit, nëse kane kaluar 7 muaj nga doza e dyte.
Gjithashtu ministri i shëndetësisë ka paralajmëruar rreth 10000 infermiere e personel mjekësor ne institucionet publike te shëndetit qe janë pezulluar përkohësisht nga puna per arsye se refuzojnë te vaksinohen, se u jepet një afat dy mujor te kryejnë vaksinën, përndryshe do te humbin vendin e tyre te punës ne sistemin kombëtar shëndetësor.
Prej ditës se marte rreth 300.000 greke te pavaksinuar mbi 60 vjeç do te paguajnë per here te dyte, 100 euro si pjese e një gjobe mujore qe ka vendosur qeveria per te gjithë ata persona te kësaj grupmoshe qe refuzojnë te vaksinohen.