Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka folur sot për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit dhe prioritetet e PD në këto zgjedhje.
Deputetja e PD tha në një intervistë për “Neës24” se objektivi është që të fitohen të 6 bashkitë, ndërsa nuk nguroi të sulmojë LSI, duke thënë se mbijetoi nga partitë e tjera dhe se po përfiton nga gjaknxehtësia e demokratëve në këtë moment krize.
“LSI është një parti që mbijetoi mes partive të mëdha. Ka aksionet e veta që po përfiton nga gjaknxehtësia e demokratëve dhe nga mënyra se si po i tërheq Berisha, pa diskutim. E kam parë veten të goditur dhe të copëtuar në masën 100%. Në politikë nëse tregon se ke debulesë nuk je për atë punë. Në politikë çdo gjë është test. Si nuk kthehesh në meme.
Çdo gjë në politikë është test. Por a është testi i PD? Jo nuk e besoj këtë. Nuk e shikoj dot PD siç është tani. Unë punoj për bashkimin e jo përçarjen. Ata s’janë kundërshtarët e mi të foltores. Unë do të vazhdojë të luftoj për këtë. Këtë moment të përçarë të PD dua ta konsideroj, e dua ta shoh si moment të përkohshëm krize të brendshme.
Unë sot kam këtë mesazh. Nuk duhet të jepet mesazhi që për hir të njëri-tjetrit ne shkatërrojmë shtëpinë. Si ka mundësi që nuk e kupton që X dhe Y nuk i zgjidh ndonjë punë, por priti dhe sillu mirë. Priti normal.
Nuk premtohet mrekullia. Realiteti dhe mrekullia janë larg. Njerëzit e dinë këtë dhe e kanë pranuar. Kjo krizë është e përkohshme”, u shpreh Grida Duma./