Ronald Araujo është duke shkëlqyer këtë edicion me Barcelonën, ku është bërë një titullar i padiskutueshëm.Mbrojtësi i talentuar uruguaian megjithatë mund të largohet nga Barcelona në fund të këtij edicioni.
Katalunasit duan t’ia vazhdojnë kontratën e cila i skadon në verën e vitit 2023, por ende nuk kanë arritur marrëveshje me lojtarin dhe agjentin e tij.
22-vjeçari ka një pagë prej vetëm 900 mijë eurove në sezon dhe duke marrë parasysh formën që po kalon, pretendon të fitojë rreth katër herë më shumë.
Manchester City është futur fuqishëm në garë për transferimin e Araujos dhe e përditshmja spanjolle AS ka raportuar se Pep Guardiola ështëtakuar me agjentin e lojtarit Edmundo Kabchi.
Tekniku katalunas e pëlqen shumë Araujon dhe synon transferimin e lojtarit në afatin kalimtar të verës.
Gjithsesi lojtari ndihet mirë në Camp Nou, por synon që të marrë pagë shumë më të lartë se sa fiton aktualisht te Barcelona.
Në garë për qendërmbrojtësin e talentuar janë edhe skuadra si Real Madrid, Manchester United, Chelsea e Bayern Munich.