Paris Saint-Germain është duke menduar të gjejë zëvendësuesin e mundshëm të Kylian Mbappes, i cili duket i destinuar për t’u larguar në verë.
Kylian Mbappe thuhet të ketë arritur marrëveshje me Real Madridin, të cilit do t’i bashkohej në verë si lojtar i lirë, pasi në qershor i skadon kontrata me Parisin.
Gjiganti francez nuk ka arritur ta bindë 23-vjeçarin të nënshkruajë marrëveshje të re dhe tani e ka nisur gjuetinë për ta gjetur një zëvendësues të mirëfilltë për të.
Sipas mediave franceze, synimi i drejtuesve të PSG-së është Haalandi i Borussia Dortmundit.
Haaland ka mahnitur me formën e tij për klubin e Bundesligës, duke i shënuar 80 gola në 79 ndeshje.
Paraqitjet e tij kanë rënë në sytë e klubeve më të mëdha në botë, përfshirë të Parisit, i cili është i përkushtuar ta fitojë garën për norvegjezin e shumëkërkuar.
Sulmuesi 21-vjeçari i ka edhe dy vjet në marrëveshjen e tanishme me Dortmundin por ka një klauzolë lirimi në vlerë 70 milionë euro, e cila cilësohet si e arritshme për skuadrën e Mauricio Pochettinos.