Tashmë në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” kanë mbetur vetëm 4 banorë, Einxhel, Ilir, Beniada dhe Donaldi, finalistët e natës së madhe të 18 shkurtit.

Kështu, “Vëllai i Madh” u ka krijuar banorëve mundësi për të kaluar sa më mirë kohën, duke i mundësuar lojëra dhe sfida të ndryshme me njeri-tjetrin.

Së fundmi, ata realizuan një sfidë ku iu dërguan disa pyetje ku atyre iu duhej të hamendësonin përgjigjet e njeri-tjetrit.

Teksa rradha ishte e Beniadës, pyetja që iu bë asaj ishte se kë banor do të donte mos të kishte qenë pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Modelja është përgjigjur duke dhënë emrin e Fifit, duke theksuar se e kishte patur të vështirë fillimin e rrugëtimit prej saj. Einxhel dhe Iliri arritën ta gjejnë emrin e këngëtarës, ndërkohë që Donaldi hamendësoi Valonin, duke iu referuar sipas tij, situatave të sikletshme që ai krijoi me Beniadën gjatë rrugëtimit në garë.

Rikujtojmë se Fifi ka hyrë në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” që në nisje të formatit, më datë 5 tetor. Ajo vendosi vullnetarisht të dalë nga formati për shkak të gjendjes së saj të rënduar psikologjike, si pasojë e konflikteve të ndryshme që ajo krijoi me një pjesë të banorëve në shtëpi.