Ish-ylli i Juventus, Gonzalo Higuain, i cili tashmë është pjesë e skuadrës së Inter Miami, i ka bërë thirrje Lionel Messit që të transferohet te kampionati amerikan i futbollit, MLS.

“Messi? Shpresoj se ai mund të vijë këtu. Do të ishte një avantazh për MLS, por edhe për të që ai të ishte i lumtur dhe të argëtohej.”-u shpreh sulmuesi në një intervistë për “Stats Perform”.

Higuain i bëri me dije yllit të kombëtares së Argjentinës se MLS është një kampionat në rritje.

“Është një kampionat i rëndësishëm dhe në rritje.”-theksoi ai.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain u diskutua edhe gjatë verës, përpara se të transferohej në Francë, për një kalim të mundshëm në Amerikë, por ai zgjodhi të ishte pjesë e Ligue 1.