Duke filluar nga data 17 shkurt 2022, nuk do të kërkohet certifikatë vaksinimi apo shërimi, as provë testi negativ anti-COVID dhe as formulari (PLF) për të hyrë në Zvicër.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bëri të ditur sot se autoritet në Zvicër, kanë vendosur heqjen e të gjitha masave në kufi për udhëtimet drejt këtij shteti, në kushtet e COVID-19.
“Duke filluar nga data 17 shkurt 2022, nuk do të kërkohet certifikatë vaksinimi apo shërimi, as provë testi negativ anti-COVID dhe as formulari (PLF) për të hyrë në Zvicër”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.