Përgjatë ditëve të fundit në rrjet ka qarkulluar një video e Fjorit të “Përputhen” duke bërë twerk nudo (e cila nuk do të shfaqet për arsye privatësie). Sot në “Përputhen” konkurrentja tregoi mes lotësh se videoja i është shpërndarë në mënyrë dashakeqe.

“Të gjithë këtu kemi pasur të dashur dhe në momente kur kemi kaluar kohë me ta, mund të bëjmë një video, një foto, diçka më shumë. Fatkeqësia ime ishte që është publikuar, dikush, nuk e di se kush, është publikuar. Nuk ka të drejtë askush të ndërhyjë në privatësinë time”, tha ajo.

Fjori u kap keq me Melikun, pasi ky i fundit i përmendi videon.

Fjori duke bërtitur: Ti nuk je askush të më tregosh mua jetën time private, sepse nëse të gjithë ju këtu jeni më të larë se unë, atëherë jam unë gabim

Meliku: Jeta jote private? Pse bën video live nudo? Ça më tregon mua ti?

Fjori: Ore kush je ti? Ça të duhet ty?

Pas sherrit të tyre, Meliku doli nga studioja.

Fjori: Po dil o dil se nuk je për këtë. Kush të ka futur ty këtu?