Dje, Milani rifilloi stërvitjen në Milanello për ndeshjen e së shtunës kundër Salernitana. Në të, Zlatan Ibrahimovic do të mungojë për ndeshjen e katërt radhazi. Suedezi ende po lufton me inflamacionin e bezdisshëm të tendinit të Akilit të djathtë dhe do të kthehet në fushë me vëmendjen më të madhe të mundshme.
Në pritje të rikthimit të tij, megjithatë, Pioli po gjen te Olivier Giroud një “terminal” super sulmues, të cilit do t’i shtohet Ante Rebic sapo gjendja sportive dhe psikologjike të jetë e pranueshme. Gjithashtu është koha që të fillojmë të diskutojmë se cila mund të jetë e ardhmja e Ibrahimovic. Kontrata e tij, në fakt, do të përfundojë më 30 qershor 2022, disa muaj nga mosha 41-vjeçare.
Ideja e Milanit mund të jetë rinovimi me “totemin” e tij. “Ibra e di dhe nuk pretendon për situatën e tij dhe çfarë mund të jetë marrëveshja me Milanin, – pranoi Maldini për “Sky” para derbit të fundit. – Nëse nuk do të mund të vazhdojë, ai vetë do të thotë se po ndalet. Për momentin dëshiron të vazhdojë. Zlatan nuk do të jetë kurrë një barrë për këtë ekip, por gjithmonë një aset. Ne kemi një marrëdhënie të mrekullueshme”.
Pra, do të flitet së shpejti për këtë çështje. Ibrahimovic do të rinovojë me Milanin duke pranuar një rol dytësor apo do të preferojë të përshëndetet si protagonist? Koha do ta zbulojë.