Zlatan Ibrahimovic ka vazhduar rikuperimin e tij nga lëndimi derisa ka treguar stërvitjet e muskujve abdominal. 40 vjeçari ka munguar disa ndeshje këtë sezon shkaku i lëndimeve dhe pritet që të mungojë edhe në dy ndeshjet e tjera të Milanit që ata i luajnë kundër Lazios dhe Sampdorias.

Ibrahimovic shpreson që të kthehet në aksion sa më shpejt që është e mundur, por sipas La Gazzetta dello Sport, lëndimi i thembrës së akilit mund të zgjasë më shumë se sa ishte menduar.

Pavarësisht kësaj, Ibrahimovic vazhdon rikuperimin dhe ka treguar se si ai bën stërvitje, e cila video është bërë virale në rrjetet sociale. Ibrahimovic ka shkruar “durim” duke bashkuar videon, një gjë që mund të tregojë se do të duhet kohë që atë ta shohim në fushë përsëri.