Mbrëmjen e djeshme “Vëllai i Madh” realizoi ëndrrën e Einxhel Shkirës për të ngritur një fondacion me qëllim për t’i “dhënë një dorë” vajzave dhe grave të shkollohen dhe të jenë të pavarura. Fondacioni “Dritan Hoxha” me në krye Sara Hoxhën do të jetë projekti që do ta ndihmojë Einxhel të arrijë qëllimin e saj nëpërmjet një emisioni televiziv të moderuar nga vetë ajo.

Pas këtij lajmi ka reaguar aktorja e njohur e humorit Rudina Dembacaj e cila ka ironizuar këtë projekt, duke thënë se ajo ka qenë e para që ka marrë iniciativën për një nismë të ngjashme rreth 1 vit e gjysmë më parë. Me anë të një videoje të publikuar më parë në rrjetin e saj social “Instagram” ajo ka ironizuar nismën “e kopjuar’.

“U zgjova me ide ‘origjinale’ të talenteve të ekranit! Mirëmëngjes,” shkroi aktorja.

Projekti në fjalë për të cilën Rudina Dembacaj pretendon se është kopjuar nga Einxhel Shkira titullohet “Malësoret e mia”. Me anë të kësaj nisme ajo synonte tu vinte në ndihmë vajzave në pamundësi për tu shkolluar të cilat jetojnë në Malësi. Gjatë një interviste ajo është shprehur se ideja për një projekt të tillë i ka ardhur në Theth kur ka parë një vajzë të re që për shkak të pamundësive nuk kishte vazhduar shkollën.

Sipas nesh, nuk është rasti për të gjetur “autorin” e ideve që janë të pafundme.

Në të mirë të të gjithëve, idetë s’duhet të mbesim vetëm në mendje dhe letër, por duhen vënë në zbatim.

Në të mirë të vajzave që kërkojnë një ndihmë për të ardhmen e tyre, do të ishte fantastike nëse do të hapeshin dy fondacione të tilla.