Ilir Meta reagoi në Intervistën me Merita Haklajn në A2 CNN dhe në lidhje me akuzat e kryedemokratit, Lulzim Basha, se Berisha ka ndërmend t’i japë Partinë Demokratike presidentit.
Sipas Ilir Metës, Basha është një njeri i llastuar, i mësuar me dhurata, por tërësisht jashtë realitetit dhe për këtë arsye fundi i tij politik është i qartë. Ai shton se nuk është një lider.
“Ai është mësuar vetë të marrë dhurata, është mësuar ti bëjnë dhurata dhe e ka mendjen aty. Është i llastuar dhe tërësisht jashtë realitetit dhe sigurisht që fundi i tij politik është i qartë. Një njeri që ka tradhtuar çdo kauzë.
Një njeri që ka çuar vite mbrapa vendin duke asgjësuar opozitarizmin dhe duke i shërbyer si fasadë, herë me ekstremizmin e tij fals dhe herë me bashkëpunimet e hapura qeverisë në pushtet. Kam thënë që nuk është lider.”, u shpreh Ilir Meta.