Fitorja e Ilir Shaqirit duket se nuk është pritur mirë nga të gjithë. Në rrjetet sociale ka pasur thumba dhe ironi për “Big Brother VIP”.
Më e fundit ka qenë nga këngëtarja Flaka Krelani, e cila në vitin 2014 ka qenë përballë Lori Hoxhës në “Dancing With The Stars 4”, ku kjo e fundit u shpall fituese. Ndërkohë që në juri ishte kryetar Ilir Shaqiri që dha edhe vendimin.
Kjo situatë ka bërë Flakën ta konsideroj një “kthim borxhi” çmimin e parë në “BB VIP”. “Si thuhet shqip: Kthema Borxhin”, ka shkruar motra e këngëtares, Qeqa dhe Flaka e ka shpërndarë duke e shoqëruar me shkrimin: “Sa shumë e duan shqiptarët këtë këngë, do ta këndoj sonte”.
Në këtë mënyrë, artistja ka ironizuar drejtpërdrejt trashgimtaren e Top Channel, Lori Hoxhën dhe Ilir Shaqirin.