Balerini Ilir Shaqiri dhe aktorja Monika Lubonja kanë diskutuar rreth nominimeve të kësaj të premteje. Monika u shpreh me bindje që Donaldi nuk rrezikon në këtë nomim sepse e sheh si banorin e dytë finalist. Sipas saj nga ky nominim njëra nga dy vajzat Einxhel e Beniada kanë më shumë rrezik që ta përfundojnë lojën vetëm pak javë nga finalja. Ndërsa sipas Ilirit personi që duhet të largohet këtë të premte është Beniada duke e ironizuar se i ka mbaruar ‘parfumi’, referuar këngës që këndoi modelja e u bë virale.
“Unë kam thënë Benin për shkak të ‘O parfum parfumit’, i ka mbaruar parfumi. Ja që njerëzit parfum duan, të parfumosen. Që në tetor kjo gjë ka qenë, asgjë tjetër. Kjo, dhe një rast që mbronte shoqen e saj në një mënyrë ndryshe nga ajo që kishte dal pak me parë. Loja është loja, miqësia është miqësi, motra është motra dhe vëllai është vëllai”, ka thënë Iliri.
Na ndajnë dy javë nga finalja e ‘Big Brother Vip’ dhe Ilir Shaqiri është finalisti i parë se kush do të jenë tre finalistët e tjerë do ta zbulojm gjatë spektalit. Në nominim janë aktori Donald Veshaj, moderatorja Einxhel Shkira, modelja Beniada Nishani dhe aktorja Arjola Demiraj.