Emily, vajza e Ilir Shaqirit ka një projekt, i cili do të jetë surprizë për babanë e saj, pasi të dalë nga Big Brother VIP. Lajmin e bëri të ditur vetë ajo e ftuar në një lidhje me Skype në “Wake up”.
Emily nënkuptoi se mund të jetë një këngë kushtuar qëndrimit të babait të saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe gjithë eksperiencave të përjetuara.
“Do të jetë surprizë se im atë është një nga figurat më të rëndësishme të jetës sime bashkë me mamin”, tha Emily.
“Do të shohim, në të vërtetë ekziston një projekt, por Emily është mes shkollës, po xhiron një serial televiziv, kursi për kanto”, tha bashkëshortja e Ilirit, Emanuela.