Rrjeti social “Twitter” ka marrë vendimin drastik për të gjithë përdoruesit rusë, përfshirë dhe presidentin Vladimir Putin.
“BBC” njofton se “Twitter” është bllokuar për të gjithë përdoruesit e Rusisë, për shkak të luftës që po zhvillohet në Ukrainë.
Shërbimet në këtë rrjet kanë filluar të ndërpriten mëngjesin e të shtunës, pas imazheve dhe videove dramatike të pushtimit dhe vuajtjeve të shkaktuara në Ukrainë.
“Kufizimi i ‘Twitter” nga Rusia do të kufizojë ndjeshëm rrjedhën e lirë të informacionit në një kohë krize, kur publiku ka më shumë nevojë të qëndrojë i informuar”, ka thënë për BBC drejtori i kompanisë së lidhjes së internetit NetBlocks.