Këshilli Bashkiak i Tiranës ka ngarkuar Kryetarin e Bashkisë Tiranë të firmosë sipas Kontratës në emër të Bashkisë Tiranë.
Faktet për këtë janë publikuar ditën e sotme nga Kryetari i Bashksië së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë dëshmisë së tij në Komision Hetimor.
Veliaj lexoi vendimin e Këshillit Bashkiak të datës 28 shtator i vitit 2017 për angazhimin e Bashkisë Tiranë në projekt.
Kështu, në pikën G të këtij vendimi, ku përshkruhen edhe detyrimet kontraktuale, thuhet se “Këshilli Bashkiak Tiranë ngarkon kryetarin e bashkisë të firmosë për angazhimin dhe detyrimin sipas kontratës.
Veliaj theksoi se ai ka marrë miratimin e Këshillit Bashkiak, ndryshe nga dy Bashkitë e tjera të Qarkut që drejtoheshin asokohe nga demokratët, Vora dhe Kavaja, të cilat janë shprehur se janë gati pa pyetur më parë Këshillin Bashkiak.