Pochettino ka festuar, si i gjithë stadiumi, golin e Mbappe ndaj Real Madridit në minutën e 93-të.
Një gol që e vendos skuadrën e Paris Saint-Germian një hap më pranë çerekfinales së Champions League. Një festë, në të cilën Pochettino pati një incident që ai vetë e rrëfeu pas takimit.
Trajneri ka shpjeguar se gjatë festës ka marrë një goditje në hundë dhe madje është dashur të shkojë të flasë me mjekun e skuadrës.
“Ndjeva dy gjëra. Së pari gëzim, dhe më pas Paredes që më goditi në hundë me gjoks dhe mendova se më theu hundën. Më duhej të shkoja te mjeku për t’i thënë që mendoj se më theu hundën”,-u shpreh trajneri argjentinas.