Walter Sabatini, drejtor sportiv i Salernitana-s, ka bërë disa deklarata të forta në intervistën e gjatë të dhënë për të përditshmen sportive italian të Corriere dello Sport.
Deklarata më e fortë e bërë nga drejtuesi ka qenë në lidhje me eksperiencën e tij tek Inter-i.
“Ka qenë gabimi më i madh i karrierës sime. Pranimi i një kërkese të brendshme që parashikonte që të isha jashtë strukturës. Një gabim tragjik, nuk e di nëse nuk duhej të isha hija e dikujt”, ka thënë Sabatini.
“Duhej ta kisha prishur kontratën para se të filloja. Një situatë e papërballueshme”.